Të enjten në orën 10:00, Erion Veliaj nis zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Që tani ka disa spekulime se kush do jenë pjesë e stafit të tij.
Më herët është raportuar se një post nënkryetari do e marrë FRD e Bamir Topit.
Aleati më i ri i PS do përfaqësohet në Bashki me Andi Seferin si nënkryetar.
Ndërkohë një nënkryetar do të shkojë për LSI. Mësohet se kjo parti do vendosë Brunilda Paskalin në këtë post. Aktualisht Paskali është zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.
Ndërkohë nënkryetari i tretë do vijë nga PS. Panorama raporton se ai do jetë Arbian Mazniku, aktualisht zëvendësministër i Arsimit. Fillimisht Rama ka kërkuar që Mazniku të vazhdojë të mbajë postin e zëvendësministrit, pasi ka hartuar ligjin e arsimit të lartë, por së fundmi ka pranuar propozimin e Veliajt për ta marrë Maznikun në ekip.
Sa i përket Këshillit Bashkiak, si kryetarë të mundshëm përfliten Elisa Spiropali dhe Aldrin Dalipi.
Ndërkohë nënkretare e këtij këshilli do jetë Vjollca Braho e PDIU.
Gazeta Shekulli flet për një rikthim të Albana Dhimitrit në Bashki, por ende nuk ka asnjë konfirmim për këtë gjë.
Po ashtu nuk dihet se çfarë posti do mbajë ajo.