Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Shëndetësia, Rama prezanton “Recetën elektronike” në Durrës

$
0
0

edi-rama-dettaglio-700x419Nga qyteti i Durrësit, Kryeministri Edi Rama tha se në 20 vite nuk është bërë asnjë farë përpjekje për të krijuar një bazë të dhënash në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit shëndetësor, por përkundrazi, qeveritë e shkuara kanë akumuluar borxhe ndaj kompanive të ilaçeve, duke lënë një sektor të drobitur dhe inefiçent.

Në prezantimin e recetës elektronike, Kryeministri Rama theksoi se është një projekt për t’i dhënë fund korrupsionit me fondet e rimbursimit.

Kryeministri theksoi se është hera e parë që një qeveri në vend po kryen reforma në lidhje me parandalimin dhe diagnostifikimin e hershëm të sëmundjeve.

“Na duhet një sistem i zgjeruar i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, kjo sepse na duhet një panoramë e qartë, e bazuar në statistika të vërteta të sëmundshmërisë dhe të llojeve të sëmundjeve, për të kostuar të gjithë procesin që të mund ta transformojmë atë.

Dy vite më parë ne e nisëm jo nga një kantier ku puna kishte filluar por nga një gropë ku kishim 40 milionë dollarë borxhe të pashlyera për shërbimet bazë, për furnizimin me ilace, ku njerëzit rrinin në spitale të varur nëpër hekura.

Është folur prej vitesh nga specialistët, është tentuar vazhdimisht nga të gjitha grupet e interesit, që të kishte më shumë fokus tek parandalimi dhe diagnostifikimi i sëmundjeve. Por asnjëherë askush nuk desh dhe të thoshte të financojmë më shumë për parandalimin, në mënyrë që të kursejmë më pas kostot nga mungesa e parandalimit dhe diagnostifikimi të hershëm.

Më mirë një vezë sot dhe një pulë mot, dhe me këtë teori, qeveria nuk ka menduar për pulën mot, por për votën që do sillej. Ja kanë lënë vazhdimisht tjetrit prapa, që të merret me problemet, të cilat janë bërë një vargmal me probleme”,- tha Rama.

Në harkun e këtij viti, shtoi Rama do të shtrihen në të gjithë territorin, me hapin e shërbimit falas tek mjeku i familjes.

“Kemi predikuar që në krye të herës domosdoshmërinë për të patur shërbim shëndetësor universal, shëndetësi falas si një shërbim që i ofrohet të gjithëve pavarësisht nëse kanë ose jo fuqi që ta blejnë atë shërbim. Ky është një vision që kërkon reformë tërësore dhe masa komplekse për të kthyer në një sistem.

Nëse do ishte proçes votimi, do bëhej menjëherë, por nuk është e lehtë. Shëndetësia falas nuk bëhet menjëherë se është një proçes që kërkon reformë shumë komplekse, ku pjesë e saj është përdorimi i teknologjisë së informacionit e komunikimit”,- tha kryeministri.

Kryeministri tha se reformat e ndërmarra do t’i japin drejtim 20 viteve të ardhshme në sektor, duke kujtuar se pavarësisht kësaj po paguajmë faturën e 20 viteve të shkuara në mos bërit asnjë reformë në shëndetësi.

“Sot jemi 20 e kusur vite mbasi ka filluar një proces i ndërtimit të një shtetit demokratik, dhe paguajmë faturën e reformave të pandërmarra, atëherë kur duhej të kishin filluar.

Reformat që po bëjmë përcaktojnë një rrugë që definojnë fizionominë e shtetit për 20 vitet e ardhshme. 20 Vite kalojnë shumë shpejt, sidomos për  mua dhe Vangjushin, që atëherë na mjaftonte Beatles dhe Rolling Stones”,- shtoi Rama.

“Faktikisht sot ne për parandalimin dhe diagnostifikimin e hershëm jemi angazhuar për herë të parë, një angazhim që sulmohet në mënyrën më primitive dhe barbare, që është për kontrollin mjekësor falas për moshat 45-65 vjeç”,- tha Kryeministri.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143