Përmes një postimi të saj në rrjetet sociale, ku ka shprehur shqetësimin mbi etikën e mediave lidhur me një problematikë të mprehtë shoqërore, kryetarja e Forumit Rinor socialist Joleza Koka, ka pohuar “padashje” edhe dobësi të qeverisë, duke pranuar dhe evidentuar mungesën e energjisë elektrike.
Ka qenë ngjarja e transmetuar sot nëpër media lidhur me ngacmimin seksual të një të miture nga ana e një burri të moshuar, e transmetuar në mënyrë të tepruar nëpër media, sipas Kokës, ajo që e ka revoltuar këtë të fundit.
“Shyqyr që ikin dritat që të mos shikojmë më me zë e figurë lajmet ‘LIVE’ në këtë vend! E dim që ekziston pedofilia. Duhet dënuar! Vajza e dhunuar refuzon të kthehet në shkollë, por po vazhdoi akoma transmetimi LIVE i këtyre pamjeve s’do guxoj më kurr njeri të dali nga shtëpia. A ka rregulla që ti mbroj të miturit nga mikrofoni?? Nga pleqtë e marrë e kuptuam që jo”, – shkruante ajo.