Në emisonin e sotëm të Eni Vasilit, Sali Berisha u pyet për sms-në që publikoi pak ditë më parë Artan Hoxha në emisionin Opinion, në të cilin thuhej se një politikan i kishte kërkuar Kastriot Ismailaj 200 mijë euro.
Hoxha tha se politikani ishte Ilir Meta. Berisha ka thënë se këtë regjistrim e ka pasur Rama dhe ia ka dhënë Tom Doshit, që sipas tij qendron pas mesazhit të publikuar nga Artan Hoxha.
“Marrim rastin e fundit. Del një regjistrim i vitit 2008, i bërë nga Ina Rama. Ishte deputet ai, atë se bënte dot as ai Osmani, asnjë prokuror tjetër. E regjistron Ina Rama, në thyerje absolute të ligjit. Ajo duhet të kërkonte autorizimin nga kryetarja e parlamentit. Unë e kisha deklaruar publikisht që për çdo ministër që do kërkohet regjistrimi unë do t’ia jap menjëherë. E regjistroi, kujt ja dhanë? Ja dhanë Edi Ramës. Nga doli bobina. Që Edi Rama kishte njohuri, kjo është 100% e sigurt. Historia e regjistrimit është se një person që sot është bërë drejtor i rëndësishëm i Saimir Tahirit ia dha Tahirit. Tahiri ja dha Ramës, Rama ja dha Tomës”, tha Berisha.