Në media po qarkullon orët e fundit lajmi për një ndryshim të mundshëm ministrash në qeveri.
Në rast se një gjë e tillë do të ndodhë vërtet në orët në vijim, ky do të ishte ndryshimi i dytë në qeveri, pas zëvendësimit të disa muajve më parë, të m,inistrit të Drejtësisë Nasip Naç, nga Ylli Manjani.
Sipas pretendimeve që kanë marrë dhenë orët e fundit, Edmomd Haxhinasto, nuk do të jetë më ministër i Transporteve.
Thuhet se kryetari i LSI-së Ilri Meta do ti kërkojë shumë shpejt zyrtarisht kryeministrit Edi Rama, zëvendësimin e Ministrit te Transporteve Edomond Haxhinasto, me deputetin e LSI-së për Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu.
Ose të paktën kjo është ajo që shkruan “Syri”.
Sipas portalit të mësipërm Përparim Spahiu njihet edhe si një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës, ndërsa të dy kanë qenë bashkë edhe shokë universiteti kur ndiqnin studimet në Fakultetin Ekonomik.
Sipas burimeve brenda LSI-së që citon “Syri”, Meta është i pakënaqur me “besnikërinë” e Haxhinastos dhe madje e konsideron atë si një figurë brenda të tijve që flirton me kryeministrin Edi Rama.