Këshilli i ministrave, i mbledhur sot, mes vendimeve të tij të ndryshme, miratoi edhe “Shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Vuno, të Dhermiut dhe të Himarës”.
Si dhe miratoi rregulloren “Për administrimin e Qendrës Historike të fshatit Vuno, Dhërmi dhe të qytetit të Himarës dhe të Zonave të Mbrojtur përreth”.
Në këtë mënyrë, kryeministri Rama i ka hapur rrugën projekteve zhvillimore dhe turistike për këto fshatra në jug të vendit, për të cilat ka pasur zëra se ndaj edhe është caktuar “kryekomisar” Koço Kokëdhima, për të mbikqyrur nga pranë punët e qevrrisë.
Interesant është fakti se Vunoi është fshati i lindjes i Aneta Ramës, mamasë së kryeministrit.
Nuk kuptohet përse nuk është shpallur qendër edhe ajo e fshatit Fishtë në veri, ku ka lindur dhe jetuar Gjergj Fishta, apo Sheperi në Zagori, ku ka lindur dhe jetuar Andon Zako Çajupi.
Nuk kuptohet përse qendrat e përzgjedhura si historike mbartin vlera më të mëdha se dy të sipërpërmendurat.