Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

A do protestonin edhe kundër kësaj qeverie?

$
0
0

PEKUJTOHET 21 JANARI - /r/n/r/nCOMMEMORATION OF JANUARY 21 -Përkujtimorja e 21 Janarit ka provokuar ndjenja të forta tek shqiptarët, pesë vite më pas.

Ndonëse pritej që Ana Veizi të ishte një figurë qendrore e këtyre përkujtimeve, pak media u kujtuan për vajzën e Ziver Veizit, një nga katër viktimat e 21 janarit.

Megjithatë sytë e Anës ishin sërish të mbushur plot me zemërim.

Duke folur për gazetën Dita, ajo thotë se i ka bërë përshtypje një deklaratë e Erion Veliajt se nuk do e mbyllë mandatin pa ia marrë gjobën Partisë Demokratike për dëmet e shkaktuara në protestën e para disa javëve.

“Sa mirë do ishte sikur edhe Rama të thoshte nuk e mbyll mandatin pa u dënuar vrasësit e 21 janarit”, thotë ajo.

“Nuk e kuptoj pse është kaq e vështirë. E pamë të gjithë në TV vrasjen. Ata plumba nuk ranë nga qielli”.

Por deputeti socialist, Ben Blushi thotë se e di arsyen përse nuk zbardhet kjo vrasje.

Duke folur në Kuvend, ai tha se katër viktimat, po të ishin gjallë, do protestonin edhe kundër kësaj qeverie.

“Ata të katër u vranë pa shkak, por e keni pyetur veten se ç’do të bënin nëse do ishin gjallë? Unë mendoj se e di. Nëse nuk do iknin në emigracion, Ziveri, Faiku, Aleksi dhe Hekurani mund të dilnin sërish në protestë kundër varfërisë, korrupsionit dhe koncesioneve. Nuk dalin dot se janë vrarë”.

Megjithatë Blushi thotë se do jetë sërish shumë e vështirë që njerëzit të dalin në protesta kundër qeverive në këtë vend.

“Me 21 janarin e vitit 2011 ne kemi shkurtuar numrin e kundërshtarëve të çdo qeverie, të çdo mjerimi dhe të çdo abuzimi”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143