Kryetari i Kuvendit Ilir Meta do të jetë i ftuar nesër në ora 07:00 tek emisioni i Bashkim Hoxhës në News 24.
“Kryetari i Kuvendit z. META nesër ora 07:00 do jete live tek Bashkim Hoxha ne#News_24”, lajmëron zëdhënësi i tij, Emiljano Aleksi.
“Koha për t’u zgjuar” është një ndër emisionet më të ndjekur në mediat televizive në Shqipëri.
Autori i tij Bashkim Hoxha e krijoi atë që në vitin 1996 dhe ka vijuar pothuajse pa ndërprerje deri në ditët e sotme.
Zakonisht në këtë emision telefonojnë qytetarë të cilët shprehin lirshëm opinionin e tyre dhe bëjnë kritika nga më të ashprat për të gjithë politikanët shqiptarë.
Është interesante të shihet nëse kjo traditë do të “respektohet’ edhe nesër…