Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Llogaria e Strazimirit: Ja me sa vjet burg duhet dënohet Veliaj për falsifikimin

$
0
0

StrazimiriDeputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka bërë një përmbledhje, në bazë të Kodit Penal, lidhur me masën e dënimit që duhet të marrë sipas tij kryetari i bsshkisë së Tiranës Erion Veliaj për falsifikim.

Rasti ka të bëjë me gjobën që bashkia i vendosi Partisë Demokratike lidhur me shkatërrimet e pronës publike gjatë protesës së dhunshme të opozitës rreth një muaj më parë.

Tv Klan shkruante sot, se sipas ekspertizës rezulton se firma e punonjësit është origjinale, por jo teksti i brendshëm i gjobës, çka nënkupton se ajo mund të jetë shkruar nga dikush tjetër, në një bllok gjobash ku punonjësi mund të ketë vendosur paraprakisht firmën.

Sali Berisha rendi të akuzonte Erion Velinë për një gjë të tillë.

Tani vjen edhe përllogaritja e Strazimirit që përcjell këto nene të Kodit Penal:

“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

SEKSIONI VIII – Falsifikimi i dokumenteve

Neni 186 – Falsifikimi i dokumenteve

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 4)

– Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.

– Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

– Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

(Plus këtë që e kishte…)

Neni 187 – Falsifikimi i dokumenteve shkollore

Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve shkollore të falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

“…sa bëjnë…?” – e mbyll komentin e tij deputeti, i cili me sa duket nuk ka patur makinë llogaritëse në atë moment.

Nga nenent që paraqet deputeti, arrihet deri në një maksimum prej 14 vjetësh.

Strazimiri1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143