Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Video: Nard Ndoka i tregon “dhëmbët” ministrit Tahiri në Komision…

$
0
0

NdokaDeputeti Nard Ndoka teksa ka folur sot në Komisionin e Ligjeve, është “emocionuar” aq shumë saqë ka ngatërruar edhe termat e fjalëve që ka folur.

Duke u ndalur tek çështja e ligjit për sigurinë, konkretisht të armëmbajtjes pa leje, Ndoka që njihet si një personazh për mënyrën e tij të të folurit, ka ngatërruar fjalët duke thënë se: “Njerëzit shëtisin nëpër rrugë me leje pa armë, me leje me armë”, në vend që të thoshte “Me armë pa leje”.

Teksa ai është korrigjuar nga kolegët e tij, Ndoka për të kaluar gafën që bëri i’u tha atyre se, ky ishte një lapsus.

“Epo mirë se ishte një lapsus, doja të thoja armë pa leje”.

I prekur nga reagimi i tyre, ai iu ka thënë deputetëve që ishin në Komisionin se Ligjeve se, nuk duhej të qeshnin.

“Mos i zbardhni dhëmbët se nuk ishte ndonjë gafë e madhe. Termin e di më mirë se ju, por bëra lapsus”,- ka deklaruar Nard Ndoka.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143