Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Blushi: E drejtoj PS-në më mirë se Rama!

$
0
0

ben blushiDeputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, i ftuar sot në mbrëmje në emisionin e Sokol Ballës “Top Story”, ka folur me lajmin e fitës, se Eduart Ndocaj mund të konkurrojë përballë Edi Ramës për kreun e PS-së gjatë Kongresit të 19 marsit.-

“Kanë gjëra të përbashkëta, janë shokë. Edi e futi Eduartin në Parlament, ç’është e vërteta. Eduarti është ndërtues në Milano, Rama ka ndërtuar në Tiranë. Kanë të njëjtat orekse, janë njësoj. Mua më vjen mirë që i shoh bashkë, sepse janë shokë dhe do ta kenë garën më të lehtë”, – tha Blushi.

I pyetur lidhur me kandidimin e tij të mundshëm për kreun e PS, Blushi e tha se e pretendon një gjë të tillë pasi mendon se mund ta bëjë më mirë se Edi Rama punë, ndaje dhe do t’i hyjë kësaj gare.

Lidhur me faktin se si mund të bëhet karrierë në PS, Blushi u shpreh ironik, duke patur parasysh personat me üprecedentë openalë që ishin ëprfshirë kohët e fundit në radhët e shumicës.

“Merr pistoletë pa leje, kryej aksident në rrugë, ndrysho kartelën penale dhe iki policisë, ëkshtu bën karrierë të sigurt në Partinë Socialiste. Unë jam kundër kësaj. Pse dolëm në ’91-shin ne që të sjellim Ramën në pushtet? Jo, dolëm për për liri, barazi. A respektohen këto sot? Jo”, – u shpreh Blushi.

Blushi e nisi fjalën e tij duke deklaruar se kërkon mbajtjen e zgjedhjeve brenda PS-së për të risjellë demokracinë dhe kolegjialitetin dhe shprehu bindjen se nëse do të ishte në krye të partisë, do ta drejtonte atë më mirë sesa Edi Rama.

“Partitë politike janë fuqitë e pushtetit, nëse ato nuk janë demokratike nuk mund të ketë demokraci. Merkeli në maj kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme, apo fill mbajti zgjedhjet brenda partisë. Thatcherin e hoqi partia e vet, jo zgjedhësit, Toni Blair e hoqi partia e vet. Partia të heq kur sheh që nuk jep më garanci që zgjedhjet fitohen. Nuk them që jemi në këtë pikë, por, partitë janë fuqia e shtetit. Jemi partia e parë në Europë që perëndimi na ka thënë dekriminalizoheni, sepse ligji kaloi për ne. Por si hynë banditët në Partinë Socialiste? Si hynë këta? Asnjëri nuk hyri vetë, i futi mungesa e demokracisë brenda partisë”, deklaroi Blushi.

“Kjo parti e drejtuar nga Edi Rama në këto 3 vjet nuk ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë, ka njerëz nga shekulli i kaluar që kanë zaptuar jugun. Unë konkurroj se mendoj që e drejtoj PS më mirë se Edi Rama, E bëj më kolegjiale, më të hapur, një parti që nuk fut banditë dhe nuk zëvendëson ata që lexojnë me ata që kanë armë sepse kjo po ndodh. Shumë njerëz më thonë për ca e bën ti këtë? Unë e bëj këtë për njerëzit, e bëj këtë për të gjithë, e bëj se besoj që mund ta drejtoj PS më mirë se Edi Rama, ta bëj një parti demokratike, të hapur, kolegjiale dhe një parti të majtë sepse nuk është ashtu sot”, shtoi ai.

Blushi u shpreh se Partia Socialiste ka humbur identitetin e saj dhe nuk po qeveris si e majtë.

“Të gjithë vendimet që janë marrë kohët e fundit në Parlament dhe ato që jjanë tërësisht personale. Të gjitha koncesionet. Sot PS nuk është as e majtë dhe as e djathtë, është konfuze. Në 3 vjet varfëria është shtuar dhe ne nuk bëjmë aq sa duhet për të varfërit. Po si mund të bëjmë për të varfërit kur partia ka ose banditë ose të pasur. Si ka mundësi që në grupin tonë parlamentar janë 10 njeërzit më të pasur në shqipëri? Pse vijnë ata në një parti të majtë?”, u shpreh ai.

Blushi tha se Edi Rama ka ndryshuar dhe nuk është më ai që ka mbështetur në vitet 2003-2005, kur edhe mori kreun e partisë.

“Unë kam mbështetur idetë dhe jo njerëzit. Kam mbështetur një parti të hapur”, deklaroi Blushi.

Blushi rezervoi kritika edhe për gjendjen ekonomike, reformat dhe të shumëpërfolurat koncesione.

“Kemi rritur borxhin publik dhe nuk e kemi futur në punë atë. Kemi rritur emigracionin sepse fatkeqësisht nuk ka më shpresë në këtë vend. Qeverisja jonë nuk ka qenë e drejtë në asnjë ditë të saj. Reforma në energji, unë kam qenë mbështetës i saj, por fatkeqësisht dha 3 rezultate; e para financat e OSHEE nuk janë përmirësuar, e dyta ka qenë selektive. Keni dëgjuar ju ndonjë biznesmeni t’i merren detyrimet?! Jo. Dhe e treta ka rritur çmimin e energjisë për ata që janë më të varfër”, tha ai.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143