Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Kamerat e policisë, Basha- Ramës: Po kur Tahiri takohet me vrasës?

$
0
0

basha_5Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pas fjalës së Ramës për kamerat në trupin e punonjësve të policisë. Kreu i opozitës e ka cilësuar propagandë mashtruese të Ramës faktin që, vendosja e kamerave në uniformat e policëve dhe në rrugët e Shqipërisë do të ndikojë në uljen e korrupsionit dhe akteve kriminale, pasi kamerat kontrollohen nga vet ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryetari i PD-së, i ka drejtuar Kryeministrit Rama një pyetje, se kush do t’i shikojë kamerat kur ministri Tahiri takohet me vrasës me pagesë dhe kur Emiljano Shullazi kalon kufirin dhe nuk kontrollohet?

“Propagandë mashtruese dhe asgjë më shumë projekti i kamerave të trupit, apo kamerave të tjera që ka ndërmend të instalojë kjo klike e lidhur me bandat.

Çdo teknologji që shton sigurinë e lufton krimin është e mirëpritur, por e gjitha mund të shkojë në të kundërtën, kur bie në duart e gabuara. Kush do ti shohë kamerat kur Ministri i Brendshëm takohet dhe ndërmjetëson me vrasësin me pagesë në zyrën e tij dhe në vilat qeveritare ne plazh? Çfarë do të bëjë Saimir Tahiri me këto pamje, që ai vetë i regjistron?

Kush do ti shohë e kontrollojë kamerat kur Saimir Tahiri, apo dhe shefi i tij, takohen e rakordohen me makinë me bandat dhe banditet?

A do të funksionojnë kamerat kur Emiliano Shullazi të futet në doganë me makinë të blinduar, pa lënë gjurmë e nishan? A do të ketë kamera kur ngrihet trau i doganës për miqtë e Edi Ramës, që kalojnë naftë e cigare kontrabandë? Sigurisht, ky nuk ka këtë plan.

Kamerat e tij, thjesht s’do të punojnë, ose do të jenë me defekt teknik, kur vjen puna për të pasqyruar lidhjet e tmerrshme që ai ka me krimin”,- deklaron kryetari i PD Lulzim Basha.

Basha: Kamerat e trupit, propagandë mashtruese


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143