Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Një afrim i papritur i Tiranës zyartare me Rusinë e Putinit

$
0
0

Në kohën kur Rusia po kërcënon kufijtë e Nato-s në lindje të Europës, pas pushtimit të Krimesë dhe të disa pjesëve të Ukrainës lindore, si dhe pas përhapjes së saj gjeo-ushtarake me ndërhyrjen në konfliktin sirian, Tirana zyrtare ka bërë një afrim të papritur me Moskën, nëpërmjet zhvillimit të një aktiviteti në mjediset e kryeministrisë në Tiranë.

Në fakt, sikurse njofton vetë ambasada ruse, më 28 janar ajo zhvilloi në Tiranë ceremoninë e dorëzimit të librave ndaj Bibliotekës së Kryeministrisë.

“Gjithsej janë dhuruar më shumë se 100 botime të ndryshme, përfshirë këtu veprat e autorëve rusë modernë dhe klasikë (Fjodor Dostojevski, Anton Çehov, Sergej Jesenin, Aleksandër Sollzhenjicin), Enciklopedinë Ortodokse prej 40 vëllimesh dhe kujtimet e ambasadorit të parë sovjetik në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore Dmitri Çuvahin”, – shkruan ambasada.

Ceremonia u mbajt me praninë e Zëvendëskryeministrit të Shqipërisë Niko Peleshi, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme, anëtarëve të Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, përkthyesve, botuesve dhe publicistëve.

Në takim mungonte kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka dashur t’i japë më rëndësi seç duhet eventit.

Por duhet theksuar se një afrim i tillë mes dy vendeve, qoftë edhe përmes gjestesh kulturore, nuk ishte parë që prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri.

shqiperi-rusi


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143