Eduart Ndocaj, kandidati i vetëshpallur si kandidat për kryetar të PS ka qenë i papërmbajtshëm sot.
Nënkryetari i Partisë Demokristiane nëpërmjet një publikimi në rrjetete sociale, e ka krahasuar veten me ish-presidentin e SHBA-ve George W Bush.
Në fakt, nëpërmjet publikimit të disa fotoveve me kapele “kaubojsësh”, ku Ndocaj dhe George Bush spikasin, deputeti i qarkut të Lezhës shkruante: “Kur Kaubosatj dominojne boten. Ne bote, kaubojsat jane dinasti te fuqishme qe kane bere histori. Ketu kemi G. BUSH, Ë. BUSH, REGAN dhe NDOCAJ. Krenar te jesh kauboj.”.
Në një postim tjetër në faqen e tij në Facebook, deputeti i dalë nga listat e Partisë Socialiste ka sulmuar ministrin e Financave Shkëlqim Cani.
Sipas tij Cani ka vizituar një biznes privat, duke u hequr se është meritë e ndërhyrjes shtetërore, si dhe ka frikë ta takojë Ndocajn, pasi ka marrë një urdhër “stalinist” nga kryeministri Rama.
Ja çfarë shkruan Ndocaj:
“Shkelqim Cani te na tregoje borxhin dhe te mos merret me ceshtjet e kandidaturave ne Kongres. Se pari, kantina “Arberie” eshte nje investim totalishte private dhe politikat e Canit nuk kane asnje ndikim dhe asnje vlere ne te. Pra, Cani viziton investime private, sikur te ishin shtetetore apo me financime shteterore. Se, dyti, Cani na paska folur edhe per ceshtjen e Kongresit, ku na paska thene, se Rama s’ka nevoje te te zgjidhet se ka fituar zgjedhjet. Para, tre ditesh pata fatin te isha ne Diber, te vizitoja Peshkopine, Bulqizen si dhe te takoja shume socialiste te thjeshte, qe ishin burra te mire. U zhgenjeva se gjeta nje Diber te rrenuar, te lene ne harrese, me nje rruge primitive, me nje varferi te madhe sociale dhe ekonomike. Isha kurioz te dija a ka investime te reja ne DIber, sepse Ministri i Financave eshte dibrane e ka dale me votat e dibraneve? Pergjigjia ishte se, nuk ka asnjelloje investimi dhe asnjelloje interesi nga Cani. Po ashtu, Ministri Cani duhet te na jap informacione per situaten financiare te Shqiperise? Sipas burimeve publike dhe nga jeta e perditshme jane totalisht te deshtuara. Une, e kuptoj se Cani dhe Ministrat e tjere e lidhin mbijetesen e tyre politike me Edi Ramen, por kjo nuk i lejon ata te manipulojne socalistet e thjeshte per nje argumente qe nuk ka asnje baze statusore. Ka zera qe qarkullojne se, Rama ka urdheruar Minsitrat dhe zv. Ministrat qe te mos me takojne mua, sepse marrin popullaritet nga une dhe lene ne hije figuren e Kryeministrit. Shpresoj dhe nuk arri ta besoj si te vertete, por fakti se, sot perseri ishte Cani dhe nuk me njoftuan, po del se nuk qenka thashethem, por udher staliniste. Cdo Minister apo perfaqesues i Qeverise nuk do te kene me shanse te vijne e te show ne Veri e propogande boshe. Do i denoncoje edhe me forte se cfare kam bere deri tani.”.
Ndocaj e ka vijuar fushaten e tij mediatike duke publikuar edhe ato qe i ka quajtur disa “Pamje horror ne Maternitetin e Lezhes”.
Ndocaj ben me dije se e e ka refuzuar aktivitetin parlamentar duke e konsideruar si humbje kohe, si spektakel turpi.
“Ne ate Parlamente vetem problemet e qytetareve nuk mbrohen e nuk perfaqesohen” – eshte shprehur Ndocaj.
Ndocaj vendosi te vizitonte personalisht Matetnenitetin e Lezhes pas nje video qe doli ne media dhe online dhe ka denoncuar situatenm me fotot e meposhtme: