Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Dashuria shqiptaro-amerikane, John Kerry për Shën Valentin në Tiranë

$
0
0

kerryPërforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe dashuria në rritje mes dy vendeve, e cila u sanskionua me nënshkrimin e dokumentit të partneritetit strategjik disa muaj më parë dhe që përfshin një sër aksionesh diplomatike konkrete, ka bërë që Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Tiranë më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit.

Nuk dihet nëse kjo ditë është zgjedhur enkas për të shfaqur dashurinë reciproke mes shteteve, por ajo që është e sigurt, është se pas vizitave të George Bush dhe të Hillary Clinton në Tiranë, kjo e Kerryt konfirmon padyshim vëmendjen në nivele të larta që po i kushtojnë SHBA-të Shqipërisë.

Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerry do të udhëtojë në Gjermani në datat 10 – 14 shkurt për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih. Gjatë qëndrimit në Mynih Sekretari Kerry do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar për Sirinë për të diskutuar rreth rrugëve për t’i dhënë fund konfliktit atje.

Më datë 14 shkurt, Sekretari Kerry shkon në Tiranë, për t’u takuar me udhëheqësit e vendit dhe për të diskutuar rreth integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë dhe marrëdhënieve të forta dy-palëshe, shkruan Zëri i Amerikës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143