Takimet e perditshme te Edi Rames me anetaresine socialiste jane komentuar nga Ben Blushi. Sipas tij, ato nuk jane nje fushate antaresimesh te reja, por “fushate kunder nje njeriu”.
Ne nje shkrim te tij, Ben Blushi krahasoi Edi Ramen me personazhin e librit te tij “Kandidati”, i cili garoi i vdekur perballe elektoratit;
“Për fatkeqësinë e vet, Edi Rama sot është kandidati më unik në botë. Ky është edhe më i çuditshëm se kandidati i romanit tim, i cili i fitoi zgjedhjet pasi kishte vdekur, por jo për fajin e tij, sepse ai nuk vdiq me dëshirë.
Edi Rama është edhe më keq se kaq, sepse duke qenë shëndoshë e mirë, është përgjegjës për vendimet e veta
Ky kandidat po bën fushatë për të mos u zgjedhur. A ka njeri në botë që del në fushatë për të bindur njerëzit se nuk duhet të zgjidhet? A ka kandidat që kandidon për të mos kandiduar?
Fatkeqësisht ka një. Ky quhet Edi Rama. Eshtë shqiptar. Eshtë kryeministri i Shqipërisë” shkruan Ben Blushi.
Ne prag te Kongresit, deputeti socialist kerkon qe te zhvillohen zgjedhje per kryetarin dhe per kete ka nisur nje sere takimesh me socialistet ne disa qytete./ABC