Sali Berisha ka publikuar sot arritjen e tij të radhës.
“Doktori”, në dimër, në pamundësi për të thyer rekorde noti në det apo lumë, i është përkushtuar ecjes sportive te sarajet e kunatit të tij te Gjiri i Lalzit.
“Relaks! Bilanci i te shtunes ne ecje te gjate dhe ngjitje shkallesh, sipas fitbitit tim ishte vertet riperterites! Sb”.
Sipas programit të sipërpermëndur, shuhet se sasia e shkallëve të ngjitura nga Berisha është e barabartë me 40 kate të ngjitura në këmbë.
Pra një lartësi më e madhe se edhe pallati më i lartë në Shqipëri.
Me këto ritme, “Doktori” ka nisur rrugën e tij për t’u ringjitur në majën e pushtetit.