Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Servet Pëllumbi: Ben Blushi, statujat që flasin dhe politikanët që heshtin

$
0
0

pellumbProfesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, është kundër nismës së Ben Blushit për zgjedhjen e kreut të PS-së, pasi sipas Pëllumbit, Rama është kryetar legjitim me fitimin e zgjedhjeve vendore.

“Unë nuk kam asgjë personale me z.Blushi, por në rastin që shtruat ju – kam. Në vitin 2009 Blushi ndërmori një iniciativë të ngjashme, madje na atakoi mua dhe Dritëro Agollin duke na quajtur statuja që heshtim. Pra ne jemi ca statuja që flasim edhe kaq.

Dhe më kujtohet që dhashe një përgjigje ku thashë, titulli: Statuja që flasin dhe politikanë që heshtin, pra këta tipa politikanësh pasi marin një mandat deputeti për një kohë të caktuar heshtin, kur vjen puna që duhet të vënë emri përsëri në listat e ardhshme, aktivizohen”, shprehet Servet Pëllumbi në një intervistë për Tema TV.

Pëllumbi shprehet se Rama e ka marrë votëbesimin në dy palë zgjedhje.

“Ne gjendemi para një situate të tillë që kryeministri që është edhe kryetar partie, u votua ne 2013 edhe nga socialistët edhe nga elektorati, u votua në 2015-n, pra mori dy herë mandate edhe nga socialistët edhe nga populli, atëherë pse u dashka të bëhet edhe një votim pa u mbaruar mandati, në mes të mandatit, kur ka probleme të tjera më të mprehta, kur dihet se ka një skenar që duan t’ja ndërpresin jetën kësaj mazhorance për të kaluar në një mazhorancë tjetër me PD-në, apo në zgjedhje të parakohshme“, thotë Pëllumbi.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143