Saimir Tahiri duke folur për zgjedhjet në Partinë Socialiste dhe konkretisht për akuzat e Blushit se, nuk po lejohen zgjedhjet në parti, tha se “statuti i PS nuk është i vdekur një herë e përgjithmonë, mund të pësojë ndryshime”.
Tahiri duke shpjeguar edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjet në PS-ë tha se, Blushin e ka mik, por përderisa Rama ka fituar zgjedhjet e përgjithshme i takon të jetë në krye të PS-së.
Tahiri: Nuk është e vertetë se s’ka zgjedhje ne parti. Ne këtë fundjavë nisim zgjedhjet për delegatë në Kongres. Pra anëtarësia voton për përfaqësuesit në Kongres.
Çani: Zgjedhje për kryetar a do të ketë?
Tahiri: Nëse dikush në Kongres do të kërkojë të ketë zgjedhje, do veprohet sipas procedurës. Por mendimi im është se në kushtet kur fiton zgjedhjet e përgjithshme dhe e ke kryetarin kryeministër, nuk ka nevojë të ketë zgjedhje në parti. Edi Rama duhet të jetë kryetar partie për sa kohë ka fituar zgjedhjet elektorale dhe kur të humbasë zgjedhjet do japë dorëheqjen nga Kryetar i Partisë Socialiste.
Tahiri justifikon Jolezen
Ministri Tahiri tha për kryetaren e FRESSH: “Dua të sqaroj atë që ndodhi me Jolezen. Ka dashur të thotë se ky është një vend i vogël dhe nuk duhet të kemi barriera me njëri-tjetrin. Ajo qe ka dashur të thotë që në një vend të vogël skemi luksin të rrimë me barriera”.
Tritolvënësit e të atit
Ministri i Brendshëm, Tahiri, i pyetur nga Arian Çani se çfarë sigurie kemi ne kur iu vendos tritol farmacisë së të atit(?), tha se autorët e asaj ngjarje janë kapur.
“Policia ka arrestuar disa njerëz, çështja është në proces hetimi. Prit kohën e duhur të hetimit për të marrë përgjigjen nëse i vëmë apo jo para përgjegjësisë autorët”,- tha ministri i Brendshëm.
Byroja e Hetimit
Saimir Tahiri duke folur për Byronë e Hetimit tha se, kishim rënë dakord me opozitën pikërisht për këtë draft që u miratua në Qeveri.
Tahiri: Një javë më parë këtu në këtë studio, Basha tha se, Edi Rama ka frikë nga Byroja. Ne të mërkurën e miratuam dhe tani thotë jo tani nuk e duam.
Çani: Vëmë bast se ju nuk do ta çoni në parlament këtë draft që miratuat në Qeveri?
Tahiri: Më lër të mbaroj…unë e sfidoj Lulzim Bashën duke i thënë se, nëse ku është ky drafti, atëherë nxirre Ti cili është drafti që paskemi rënë dakord. Unë e sfidoj ta nxjerrë dhe nëse del vetëm një germë ndryshe unë largohem.
Çani ka insistuar të marrë përgjigje nga Tahiri, nëse Byroja do të votohet sepse edhe pa opozitën, mazhoranca i ka votat për këtë ligji.
Ja si përgjigjet ministri i Brendshëm?
Tahiri: Drafti do të kalojë në komisione. Pas komisioneve do kalojë në parlament, nëse parlamenti mendon se duhet ta shohë komisioni i reformës i takon atij. Ne si Qeveri menduam se duhet të kalojë në Parlament. Nëse PD ka vullnet të vijë e të thotë, ne duam këto apo ato ndryshime. Edhe kudnërshtia e tyre është e trashë. Sot ministri i Brendshëm ka në varësi gjithë policinë, por unë nuk bëj hetime, as jap urdhra për hetime, nuk ndodh. Hetimin e bën policia. Në të gjitha shtetet e botës prokurori drejton hetimet.
Çani: Po ç’është ky drejtor?
Tahiri: Drejtori është drejtori administrativ i Byrosë që merr rrogën në polici por është pjesë e policisë gjyqësore.