Nëpërmjet një publikimi në rrjetin social Facebook, Sali Berisha ka paraqitur një fotografi, ku dallohen dy flamurë të Partisë Demokratike, së bashku me atë të Shqipërisë, në një pikë të lartë malore.
“Drejt fitores!”, ka qenë komenti i një Berishe të entuziazmuar.
Më pas, ish-kryeministri është marrë edhe me problemet e brendshme të Partisë Socialiste që lidhen me debatin në distancë Rama-Blushi.
“Edvini si Enveri, babai i tij shpirteror!
Qente le te lehin, karvani shkon perpara” ishte pergjigja e Enver Hoxhes afro 50 vjet me radhe ndaj kritikave te botes se lire ndaj rregjimit te tij barabar.
Qente le te lehin, karvani shkon perpara” ishte sot pergjigja e Edi Rames ndaj kritikave te kundershtareve te tij!!”, komentoi Berisha deklaratat e kryeministrit dnaj akuzave të rivalit të tij Blushi që pretendon se zgjedhjet për krytarin e partisë po manipulohen.