Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Sindroma “Joleza”: Një tjetër anëtare e re flet si pionierët e dikurshëm…

$
0
0

PSJoleza Koka bëri bujë me batutat e saj të disa ditëve më parë, aq sa iu desh të bënte disa dalje televizive për të shpjeguar gjithçka, edhe pse zor se mund të thuhet se ia doli me sukses.

E ftuar dje në emisionin e pasdites në Top Channel, Joleza tha se i ishte bashkuar Partisë Socialiste sepse është idealiste dhe se kishte fituar një konkurs për vendin e punës te ministria ku punonte deri pak kohë më parë Erion Veliaj, pasi ajo ishte e vetmja që dinte pesë gjuhë të huaja.

Por nën shembullin e Jolezës, edhe një tjetër e re socialiste po bën bujë në rrjet, përmes një video ku ajo i bën thirrje të rinjve t’i bashkohen PS.

“Pqërshendetje, unë jam Esi”, e nis vajza dhe menjëherë thotë se edhe pse ka pak kohë në PS, ajo ndihet se ka qenë gjithë jetën pjesë e Partisë Socialiste, deklarata nga ato që i thurnin pionerët e dikurshëm partisë dhe diktatorit.

Joleza në TCH u pyet edhe për faktin se përse disa studentë ekselentë iu bashkohen Partive.

Ajo dha shembullin e saj se edhe ajo si ekslente ishte përfshirë në PS për të bërë ndryshumin në vend, sepse është “idealiste”.

Por nëse studentët e ekslencës si Joleza apo vajza e videos në fjalë, iu bashkohen partive për t’iu nënshtruar dhe për t’iu thurur lavde si ato që kemi parë këto ditë, një gjë e tillë do të ngjallte shumë dyshime për ekselncën e tyre.

Nëse me ekslencë nënkuptohet që të bëhesh i famshëm, sikurse pretendon Joleza se u bë pas gafës së saj, atëhere ekselenca është në duar të “sigurta”…

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143