Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ish zv/drejtori i Top Channel emërohet nga Veliaj Drejtori i INUV

$
0
0

skerdiNjë nga punët e para që bëri Erjon Veliaj ishte shkarkimi i drjtorëve të Bashës. Ashtu siç ka thënë disa herë në fushatën e tij, Veliaj ka shkarkuar drejtorin e INUV Florenc Hoxhën dhe në vend të tij u vendos Skerdi Drenova.

Po kush është drejtori i ri i INUV-it?

Skerdi Drenova ka qenë deri pak javë më parë zv/drejtor i Përgjithshëm i Top Channel. Ai është konsideruar si një nga shtyllat e prodhimit të këtij ekrani. Prej gati një dekade ka udhëhequr produksione të tilla si “Tjetri”, “Master Chef”, “Big Brother”, “E diell”, “Pasdite në Top Channel”, “100 Milionë”, “The Voice of Albania” e disa programe të tjera.

Skerdi Drenova dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji. Burime brenda Top Channel thanë për lapsi.al se atë “e detyruan” të japë dorëheqjen. Zëra të tjerë e komentuan largimin e tij si lëvizje për t’ia lënë këtë detyrë Lori Hoxhës, trashëgimtares së Dritan Hoxhës./Civitas


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143