Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Edi Rama: Mund edhe të kisha qenë homoseksual, por…

$
0
0

Rama1Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin Dritare të Rudina Xhungës në Vizion Plus.

Rama duke komentuar vizitën e sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë, ka ironizuar edhe daljen në Rinas të Presidentit Bujar Nishani për ta pritur.

“Nuk kam dëshirë ta komentoj. Ai është presidenti i Shqipërisë kur takon këdo qoftë. Për hir të së vërtetës, nuk do kisha dashur që presidentin e vendit tim ta shikoj si shefin e protokollit. Besoj se mbi normën elementare ka prevaluar dashuria për Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që kur sekretari i Shtetit erdhi në Kryeministri, ishte shefi i protokollit”, tha Rama në emisionin Dritare të Rudina Xhungës.

Ndër të tjera, duke folur për akuzat e shumta që i ka bërë ajo që ai e ka quajtur “regjimi i vjetër”, Rama tha se çfarë nuk ka dëgjuar, si për shembull edhe se ai është homoseksual.

“Mund edhe të kisha qenë homoseksual”, tha Rama “sepse nuk ka asgjë kriminale të jesh, por nuk jam”, – theksoi kryeministri.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143