Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama akuzon Blushin: Prishi imazhin e zgjedhjeve në Elbasan

$
0
0

20160213-131205-c1200x600Kryetari i PS-së, Edi Rama, u pyet mbrëmjen e së hënës nga gazetarja Rudina Xhunga, për kritikat e deputetit Ben Blushi. Kreu i qeverisë tha se, nuk dëshiron të komentojë socialistët, qofshin ministra, qofshin deputetë, qofshin anëtarë partie, kur kanë këndvështrime të ndryshme me të.

Ai tha se, ajo që ndodhi në Elbasan ku Blushi dhe Balla shkëmbyen replika para kamerave, prishi imazhin e zgjedhjeve brenda partisë.

Rama tha se, është farsë të shash nga jashtë partinë dhe pastaj të thuash që më dhimbset.

“Nëse kam apo jo, kohë të merrem me PS-në, këtë e gjykon PS-ja dhe jo një person nga jashtë dhe ata që shajnë PS nga pozicione të ndryshme. Dhe që gjoja iu dhimbset PS-ja. Kjo është një farsë”,- tha Rama.

Ai la të paqartë nëse në Kongres do të ketë garë për kryetarin, apo vetëm rikonfirmim të tij në krye të partisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143