Ndryshimet e fundit të ministrave në qeveri, i ka komentuar së fundi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se, Shkëlqim Cani iku sepse kundërshtoi t’i japë Ramës nëpërmjet vëllait të tij, Olsit, 140 milionë euro nga konçensioni i TVSH-së.
Më poshtë reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Fb.
“Me ndryshimet e sotme ne qeveri, Rama uzurpon per vete parate e shtetit, por vrapon drejt fundit te tij te merituar!
Te dashur miq,
Iku hajduti i floririt Shkelqim Cani.
Ai falimentoi financat e vendit, por iku jo per kete por se kundreshtoi ti japi Rames nepermjet Olsit 140 milione euro me koncensionin e TVSH!!
Ahmetaj vjen ne financa, per te cilat ka zero njohuri, por ka marre persiper ti japi Rames, nepermjet vellait te tij Olsi, 140 milione euro me koncensionin e TVSH dhe liçencat e Kazinove!
Tre vjet me pare, Ahmetaj president i kompanise “Hermes” qe i kishte qytetareve shqiptare 15 milione euro impulse ne Telekom, por qe mbylli dosjen me ryshfete 2 milione euro, per habine e te gjitheve u emerua superminister i kabinetit te “aleances se qelbesirave”!
Ahmetaj, i pyetur nga nje njeri shume afer tij, se si ka mundesi qe nga mesues anglishteje i arratisur nga vendi per shkak te ndjekjes penale u ngjit kaq larte, Ahmetaj u pergjigj: “Une u emerova sepse e paguaj me shume se kushdo tjeter Edi Ramen”.
Bashkepunetor te ngushte te Rames tregojne se Arbeni pas çdo pakoje me euro qe dorezon tek Rama, thote vetem nje fjali: “Me shfrytezo, shef, me perdor mos me kurse”!!
Kurse Milva, pasi organizoi per Ramen me Beqen vjedhjen e 320 milione eurove koncensione ne ministrine e shendetesise, vjen per te vazhduar besnikerisht vepren e Ahmetajt ne ministrine e Ekonomise, per ta varrosur perfundimisht ekonomine shqiptare”,- shkruan Berisha.