Ndryshe nga zakonisht, Edi Rama ka shkuar të takohet me aleatin e tij Ilir Meta sot që është e martë dhe jo të mërkurën.
Ata kanë zgjedhur si rrugë të ndërmjetme Vilën 30, ish-rezidencën e Mehmet Shehut në ish-bllok për takimin, dhe jo zyrën e Metës, kur Rama mer rrugën dhe shkon tashmë rregullisht një herë në javë prem mëse dy vjetësh.
Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës, por sipas të gjitha gjasave theksi do i jetë vënë reformës në drejtësi, duke qenë se pas takimit me John Kerryn, Rama përcaktoi një afat të qartë për mbylljen e reformës në drejëtsi në Parlament, që është muaji mars.
Pas takimit, rama është larguar direkt me makinën e tij dhe i ka shpëtuar objektivit të fotografëve, ndërkohë që ra në sy prania e një numri të madh deputetësh socialistë.
Spikati edhe një vajzë që duket sikur i bën me shenjë një makine që ta presë.
Sipas të gjitha gjasave është sekretarja personale e kryeministrit Edi Rama, 20 vjeçarja Kejsi Seferi, e dalë nga radhët e FRESSH.