Joleza Koka, kryetarja e Forumit Rinor Eurocialist, e cila u bë e famshme për batutat e saj të paqarta javën e kaluar, pas një mbremjeje të mundshme plot hare të kaluar nëpër klubet e Tiranës u tha sot neper media se nuk do te kandidoje me per kreun e forumin rinor ne kuader te Kongresit të Partisë Socialiste që do të mbahet në muajin mars.
Shqiptarja.com shkruante se lajmin e ka bere te ditur vete kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi qe ka patur me te rinjte socialiste te ardhur nga e gjithe Shqiperia, ne mjediset e Katedrales Ortodokse ne Tirane.
Por vete kryeministri e ka mohuar nje gje te tille dhe eprmes nje eragimi ne FB, ka shkruar: “Stop me sulmet mbi sajesa per nje 25 vjeçare! Boll gure i leshuat per nje fjale pershendetese qe dakord, s’ishte e lavderueshme, nderkohe qe s’ju bejne asnje pershtypje fjalime te tera parlamentare ose partiake te cilat perbejne kercenim real per rendin logjik dhe gjuhesor te shoqerise sone!
Joleza eshte nje vajze e shkelqyer qe ka bere nje pune aspak te lehte dhe me jo pak rezultate pozitive ne drejtimin e FRESSh-it. Nuk e ka larguar askush nga drejtimi i FRESSh-it dhe nese do te kandidoje apo nuk do te kandidoje me kur te vije dita e zgjedhjeve te reja, eshte puna e saj dhe e askujt tjeter!
Aq me pak eshte kjo puna e atyre qe s’kane asnje lidhje dhe asnje pune me FRESSh-in”.