Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ja për kë rreh zemra e Ramës dhe një batutë me “pjeshka!”

$
0
0

Rama2Kryeminstri Edi Rama ka qenë në qytetin e Korçes sot, nga ku ka vijuar një fushatë e etheshme paraelektorale e Partisë Socialiste, edhe pse ndodhemi rreth 1 vit e gjysëm përpara zgjedhjeve parlamentare.

Kryeministri postoi një Twitter një dedikim të veçantë për metropolin juglindor të vendit.

“From Korça with love ❤, nje kartoline e gjalle e Rilindjes Urbane”, – shkruante ai duke bërë shenjën e zemrës, dhe duke treguar se për kë i rreh më shumë kjo e fundit, gjest që nuk ishte parë ta bënte më parë për ndonjë qytet tjetër.

Gjatë dhënies së teserave për të anëtarësuarit e rinj në parti, Rama nuk i kurseu batutat e zakonshme.

Duke parlajëmruar hapjen e Muzeut të Mesjetës në këtë qytet, Rama tha me krenari se tani në Korçë njerëzit nuk vijnë më vetëm për kërnackat.

Ndërkohë nga salla buçiti një zë femëror, por që nuk u kap dot mirë nga mikrofonët e televizioneve.

“Po vijnë edhe për pjeshkat siç thotë Zamira”, – u shpreh kryeministri.

Rama1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143