Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Video, I riu nxjerr blof Ramën: Fillova punë mësues falë PS-së

$
0
0

videoKryeministri Edi Rama është dëgjuar shpesh të thojë kohët e fundit se “Në Shqipëri punë ka, por shqiptarët janë dembela që kërkojnë punë në shtet, e me rrogë të mirë”.

Në fakt tema e punësimit ngjalli edhe dje debat në studion e ‘Opinion’, ku sipas Ministrit Klosi, koha e punësimeve me ndikime partiake ka marrë fund.

Por ky i ri nga Korça nxorri sot zbuluar qeverinë shqiptare, veçanërisht Kryeministrin, i cili pak para se djali të fliste, po thoshte se “Ne nuk jemi si në kohën e PD, kur partia të bënte mësues”.

Mësuesin e ri e tradhëtuan emocionet dhe tregoi krejt të kundërtën e asaj që tha Rama:

“Jam Mateo Zguro, jam mësues prej një viti falë Partisë Socialiste”, tha i riu.

Mësuesi shkaktoi ovacione në sallë dhe më pas shtoi:

“E mo çfarë thashë?! Partia Socialiste thashë!”

Pas këtij momenti të sikletshëm ndërhyri edhe vetë Rama:

“Dëgjojeni deri në fund se nuk është ashtu si kujtoni”./Opinion

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143