Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

A ngjan me Forrest Gump? Blushi: Rama ka miq që kanë vrarë njerëz

$
0
0

blushi4Deputeti socialist, Ben Blushi ishte në Korçë, në një takim me socialistët, pikërisht në ditën kur edhe Edi Rama ishte në qytetin e Korçës.

Blushi tha se Shqipëria drejtohet nga delirantë dhe të paaftë.

Sipas tij, në PS nuk e ftojnë më në takimet që bëhen.

Duke komentuar akuzat e Edi Ramës se shqiptarët nuk janë të aftë për punë, Blushi tha: “Edi Rama thotë në Korçë se nuk ka kasapë. Mirë, dakord, nëse nuk ka kasapë, Edi Rama ka shumë shokë që kanë vrarë edhe njerëz, të na i sjellin për kasapë në Korçë, por asnjë nuk do i marrë në punë”.

Blushi e krahasoi veten me Forrest Gump, një personazh në filmin me të njëjtin titull.

Tom Hanks luan rolin e Forrest Gump në këtë film shumë të vlerësuar nga kritika.

Gump është një person me probleme të zhvillimit mendor, megjithatë bën një jetë të jashtëzakonshme.

Dashuria e tij për një vajzë është lajtmotivi i këtij filmi dhe zhgënjimi prej saj në disa raste e çon Forrestin të bëjë veprime që as vetë nuk i shpjegon.

Në një rast thjesht nis të vrapojë nga njëri cep i Amerikës në tjetrin, pa dhënë asnjë arsye për këtë veprim.

E nisi i vetëm dhe iu bashkuan mijëra e mijëra njerëz në vrapim.

Pikërisht ky moment e frymëzon Blushin, kur u tha korçarëve se nga pas do i vijnë mijëra.

Megjithatë, në një moment, Gump thjesht e la vrapimin dhe shkoi në shtëpi, duke i lënë gojëhapur mijëra ndjekës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143