Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Zbulohet “miku” i Ramës, ja kush do ta përfitojë tenderin 61 mln euro

$
0
0

edi ramaPo fillon të marrë pak nga pak përmasat e një mega-skandali korrupsioni dhe favorizmi, tenderi i denoncuar sot nga PD dhe të konfirmuar nga ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, për dhënien me koncesion të shërbimit të dializës që kap vlerën e 61 milion eurove. Burime të Syri.net konfrimojnë se kompania që pritet të fitojë këtë tender është Albanian Medical Distributor (AMD) në pronësinë e Bujar Gazhelit.

PD denoncoi sot se tenderi tashmë është vendosur se kujt do ti shkojë, dhe ai është një “mik” i kryeministrit Edi Rama, dhe realisht Bujar Gazheli njihet në qarqet e ngushta si një mik personal i tij dhe “bashkëpunëtor” i Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. Burimet konfrimojnë për Syri.net se kompania AMD ka një “bashkëpunim” të konsoliduar speficikisht me ministrin Beqaj, e gjitha kjo nën “bekimin” e kryeministrit Edi Rama.

Ministri Beqja gjatë një pronocimi për Top-Channel deklaroi se ky do të ishte një tender ndërkombëtar duke tentuar të largojë hijet e dyshimit, por ajo që konfrimon se “letrat janë qepur”, ka të bëjë me faktin se AMD është një joint-venture i krijuar në vitin 2001 ndërmjet kompanisë farmaceutike italiane ECOBI Farmaceutici s.a.s dhe kompanisë farmaceutike shqiptare B-Farma e Bujar Gazhelit, i cili tashmë drejton i vetëm këtë grup farmaceutik italo-shqiptarë.

Një tjetër “avantazh” i kompanisë AMD sa i takon nevojë për të përmbushur kërkesën për të marrë pjesë në një “tender ndërkombëtar” është edhe bashkëpunimi që ajo liston me BAXTER oncology, OM Pharma, Italchimici, ECOBI Farmaceutici s.a.s, Vitabiotics, Pharmatex Italia S.r.l, Pharmonta,  IFC dhe Otosan, të gjitha këto kompani farmaceutike.

Kush është kompania AMD?

gazeli 1Në faqen zyrtare të kësaj kompanie shkruhet:“Albanian Medical Distributor  është një kompani që importon, shpërndan dhe tregton produktet farmaceutike e dhe pajisjet mjeksore. Kompania lindi nga një ide sipërmarrëse e Z. Bujar Gazheli në vitin 1998 me emrin B-Farma. Në vitin 2001, në bashkëpunim me prodhuesin Italian të farmaceutikës ECOBI FARMACEUTICI s.a.s., kompania do të kthehet në një joint-venture e quajtur ECOBI – ALBANIA. Që prej Janarit të 2009-tës compania vepron me emrin AMD – Albanian Medical Distributor.  Albanian Medical Distributor, në saj të njohurive, aftësive dhe burimeve të gjëra të fituara ndër vite, mundëson ofrimin e shërbimeve më të reja për proçeset administrative dhe financiare. Albanian Medical Distributor vepron si importues dhe shpërndarës ekskluziv i produkteve farmaceutike dhe pajisjeve mjeksore. Eksperienca e gjatë dhe vendosja e AMD-së si një kompani shpërndarëse e bëjnë logjistikën e saj të jetë një nga më efektivet ndër kompanitë farmaceutike në Shqipëri. AMD ka në pronësi të saj një ndërtesë industriale prej 4000 metër katror të vendosur në një nga zonat më të rëndësishme industriale të Tiranës.”

Pra parimisht një kompani që i plotëson kryesisht kërkesat e “tenderit ndërkombëtar” të njoftuar nga qeveria shqiptare, por vetëm me një teknikalitet shtesë, pronari i saj është “mik” i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143