Kjo është një foto e kryeministrit aktual në kohën që ai ishte ministër kulture në vjeshtën e vitit 1998.
Ajo i përket ngjarjeve menjëherë pas goditjes së kryeministrisë në shtator 1998 nga njerëzit e Berishës, pas vrasjes së Azem Hajdarit.
Këtu Rama po i flet shqipëtarëve pas rimarrjes të televizionit publik, i cili u pushtua për disa orë nga forcat kryengritëse.
Pasi u fsheh gjatë gjithë trazirave në shtëpinë e ish mikut të tij të ndjerit Ardian Klosi, Rama nxitoi të dalë përpara publikut si clirimtar.
Dhe sot 17 vite më pas ky talent për tu shfaqur duket se nuk e ka lënë në baltë. (Këto foto kanë dalë nga arkivi i gazetarit Vladimir Lame, ci cili përkujtoi 17 vjetorin e krijimit të TV Klan më 1 gusht)./Lapsi