Pas protestave të shumta të shoqërisë civile dhe të Partisë Demokratike, kundër projektit të Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një park lojrash te zona e Liqenit në kryqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një album fotografik, ku tregon se si edhe një ndër parqet më të mëdhenj të Nju Jorkut, është i mbushur me kënder lojrash për fëmijë.
“Parku në funksion të njerëzve. Parku Qendror i Nju Jorkut është vetëm 30% më i madh se Parku i Liqenit Artificial, por aty ka 21 kënde lojërash për fëmijë, njësoj si ai që fëmijët e Tiranës do të kenë në 1 qershor. Për Bashkinë e Tiranës fëmijët janë më të rëndësishëm, ndaj hapësirat më të mira ua kushtojmë atyre”, ishte komenti i veliajt në Facebook.