Pas Taulant Ballës, që tha lidhur me propozimet e Ben Blushit për ndryshime në statutin e PS, se nuk e ka lexuar statutin, edhe kolegu tjetër i ish-ministrit të qeverisë Nano, Erjon Braçe i ka kritikuar nga profili i tij në Facebook nismat e shkrimtarit.
“JA VLEN NJE DEBAT PER TE MAJTEN!! VETEM SE, E MAJTA NUK ESHTE PROPAGANDE!! Mbase do jete debati me me vlere; gjithcka qe ka disa jave qe sherbehet si debat mbi te majten, ne fakt nuk ka thelb, thjesht fsheh karrigen”, – shkruante Braçe.
Deputeti i qarkut të Fierit, vijonte më tej me akuzat, duke e krhaasuar Blushin me Lulzim bashën: “Nje debat por jo prej atyre qe degjova sot; per dreq, kete here prej verteti, degjova mu ate qe degjova nga Basha ne nje forum “mendimtaresh” fundjaven qe shkoi; Ne jemi te djathte si PD!!; ndersa Basha na shihte ne te djathte 2 kilometra me tutje”.
“Natyrisht, te mos dish se per cfare diskuton e majta sot, mendje si Basha do kesh. Per me keq, kur gjithologet e sotem refuzojne te veshin nje kostum ideologjik. Thelbi i debatit sot ne te majte, por jo vetem aty, eshte pabarazia. Debatohet gjere por qarte per kete, refuzohet populizmi. Nese duhet nje debat per kete, jam gati ta bej me kedo. Por shtetezimi si alternative pertej rastit-krize, nuk ka me lidhje me te majten e sotme. Me te majten qe nuk fiton e nuk qeveris kurre, ka gjithnje”, – e mbyllte Braçe komentin.