Aktivisti dhe publicisti Fatos Lubonja ka qenë sot jashtë mjediseve të komisariatit nr.1 në Tiranë, ku ka mbështetur të rinjtë e shoqërisë civile, që u liruan në mbrëmje pasi ishin shoqëruar si pësojë e përplasjave me policinë gjatë proetstët te Liqeni.
Lubonja e quajti fashizëm vendimin e bashkisë për të ndërhyrë me çdokusht në një park natyror, ndërkohë që sipas tij i ka të gjithë kundra.
“E mësuam një herë me Enver Hoxhën që donte të bënte gjithçka ai dhe e larguam. Tani këta po bëjnë të njëjtën gjë, do të largohen edhe këta, se kështu si e kanë nisur nuk kanë asgjë në terezi”, – tha Lubonja.
Lubonja thërriti në lojë më pas kryetarin e parlamentit Ilir Meta.
“Nuk mund të qëndrojë atje në karrigen e kryetarit të Parlamentit sikur nuk ka ndodhur asgjë. Të shprehet nëse është pro apo kundër asaj që po ndodh te Liqeni. Sepse ministri i tij i mjedisit nuk e ka dhënë lejen mjedisorë, që do të thotë se ndërhyrjet janë kundër ligjit”.
Lubonja i bëri thirrje edhe organeve të drejtësisë që të hetojnë për çështjen, që sipas tij bie ndesh me ligjet ndërtimore.
Lubonja ngriti edhe nje tjeter problematike, kur tha se policia bashkiake ka tejkaluar kompetencat e saj, pasi ajo nuk ka per detyre te ndaloje dhe shoqeroje qytetaret.