Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Gazetari pyetje Ramës për Tërmetin, Frrokun dhe Prengën

$
0
0

Rama3Gjatë debateve të sotme brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste, është raportuar se Edi Rama i është drejtuar deputetit “rebel” Ben Blushi duke e quajtur vagabond.

Ky reagim i kryeministrit, ka ardhur pasi Blushi iu drejtua duke i thënë se po sulmon ata që i kërkojnë të ketë votime në parti dhe po mbron deputetet me precedentë penalë, që sipas Blushit vetë Rama i solli në PS.

Ndaj këtij incidenti ka raguar edhe gazetari Basir Çollaku, i cili bën një pyetje retorike në Facebook: “Sipas Rames, VAGABOND eshte Blushi…ec e merre vesh çfare jane Ndoka, Frroku, Prenga Roshi, Termeti e Bushi.. Rama i thote Blushit Vagabond ne mbledhjen e grupit parlamentar..dhe i kerkon ti tregoje kush jane kriminelet. Ky eshte tregues i qarte se Rama nuk njeh 30 perqind te grupit te deputeteve, ndonese ai vete ka firmosur te jene ne listat per ne Kuvend..Kur sipas Rames, VAGABOND eshte Blushi…ec e merre vesh çfare jane Ndoka, Prenga, Roshi, Termeti e Bushi.Dhe kur kete nuk e di as i gjithedituri Taulant Balla, kjo eshte shenje kiameti.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143