Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ndocaj pretendon se Endri Fuga i ka dërguar këtë mesazh kërcënues

$
0
0

Endri FugaEdhe pse është e vështirë të provohet Eduart Ndocaj pretendon se është kërcënuar nga këshilltari i kryeministrit Edi Rama Endri Fuga.

Në Facebook çdokush mund të hapë faqe apo profile me llojë e lloj emrash, madje edhe me ata të vetë personazheve publike. Dhe një rast i tillë ëhstë edhe ai që i ka ndodhur Ndocajt.

Mirëpo ky i fundit, pa bërë verifikimet përkatëse, e ka marrë menjëherë si një ëkrcënim indirekt nga Rama, përmes këshilltarit të tij.

“Ne gjithe kete rremuje mungonte edhe kercenini i Fuges ne emer te PS. Kaq mjafton per te kuptuar se ne cfare gjendje eshte PS sot!”, – shkruante sot Ndocaj.

Deputeti Eduart Ndocaj pretendon se pas mbarimit të emisionit Opinion të dedikuar për përplasjen Rama-Blushi dhe ku Blendi Fevziu lexoi një status të shkruar nga deputeti Ndocaj që mbronte parimisht Blushin, një mesazh privat po në Facebook-un e Ndocajt me emrin “Stafi i Edi Rames”, shkruan:

Përshëndetje Eduart!

Jemi baza e PS , Selia qendrore Tiranë.

Të shkruajmë sepse na çudit ‘loja’ jote mediatike, pra po i kundërvihesh PS për t’u bër i famshëm dhe për të dalë në media!

Mos harro: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama të dha mundësinë të hysh në politike, ti ke të drejtën të japësh mendimet tuaja rreth PS por jepi në kryesi jo në media, sepse kur shan PS në media duket qartë që e bën për Shoë!

Kujdes: Edi Rama të bëri deputet, Edi Rama mund të të heq mandatin smile emoticon

Mos u kruaj në luftën politike mes Ramës dhe Blushit, Blushi do të digjet , është mandati i fundit i tij si deputet, mos i ‘digj’ edhe ti!

Kujdes me fjalët që thua!

E.F !


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143