Batuta dhe të qeshura ka pasur dhe në momentin kur Arta Dade doli në podium për të mbajtur fjalën.
Kryeministri Rama tha se e kishte nisur ditën duke dhuruar tre buqeta me lule, një mamasë së tij, një vjehrrës dhe një gruas. Deputetja Arta Dade mori shkas nga kjo deklaratë duke i kujtuar se grave socialiste nuk i kishte dhuruar asnjë karafil.
Në batuta e sipër Rama i tha se: Karafil më ke mua deri në kongres.