Në momentin kur po diskutohet shumë lidhur me situatën e brishtë të demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste, duket se ka edhe nga ata që në ardhët e PS janë entuziastë dhe të lumtur me situatën aktuale dhe të ardhmen e begatë që e pret partinë.
Pas Taulant Ballës, që zgjedh Partinë para Shqipërisë, duket se edhe kryetarja e FRESSH Joleza Koka e sheh të dlirë situatën.
Duke bërë që informacioni i brendshëm i Asamblesë Kombëtare të rrjedhë jashtë Koka përcjell këto foto në rrjetete sociale, ku shkruan:
“Partia Socialiste na jep shpresë që ne të rinjtë mund ta marrim fatin në dorën tonë SOT, për të punuar, së bashku me ata me më shumë përvojë, për të ardhmen.
Asambleja Kombëtare e PS vendosi që 20% e kandidaturave që do të propozohen për anëtarë të AK të PS të jenë të moshës deri 30 vjeç”.