Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Mimoza Hafizi: Pas incidentit të Elbasanit ndjehem e rrezikuar

$
0
0

hafizi e majkoDeputetja e PS-së, Mimoza Hafizi ka qenë kritike edhe sot në fjalën e saj në mbledhjen e Asamblesë së PS-së. Ajo njihet për qëndrimet e saj për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e PS, duke u rreshtuar kështu në një vijë me deputetin Ben Blushi.

Hafizi vuri në dukje se statuti është shkelur me gati tre vjet, duke kundërshtuar Ramën për fjalimin e sotëm. “Deputetët Blushi, Arta por edhe kolegë të tjerë e kanë ngritur zërin prej kohësh, dhe më vjen keq që kryetari sot e mohoi këtë fakt në fjalën e tij”, tha Hafizi.

Ajo shtoi më tej se Rama me referendumin që kërkon të bëjë për garë ose jo për kreun e PS-së kundërshton argumentet e tij.

Gjithashtu, Hafizi tregon se pas incidentit në Elbasan, ajo ndihet në rrezik.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143