Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Çfarë ka dashur të thotë Majlinda Bregu me këtë foto erotike?

$
0
0

majlinda breguNëpërmjet një fotoje të Maurizio di Iorio, deputetja Majlinda Bregu me sa duket ka dashur të japë një mesazh sensibilizues për gratë.

E njohur si një grua që mbështet kauzën feministe, Bregu ka paraqitur një foto me nuanca eoritike që lë vend për shumë interpretime nga më subjektivet.

Në të shihet një dorë mashkullore që përpiqet të futë perin në kokën e gjilpërës.

Majlinda Bregut i ka bërë shumë përshtypje kjo foto aq sa e ka vendosur si cover në profilin e saj në Facebook.

Gjesti i fotos risjell në mendje atë të penetrimit, sidoqoftë, Zonja Bregu me siguri ka dashur të lartësojë rëndësinë e figurës femërore, duke nënkuptur se pavarësisht se meshkujt kanë perin në dorë, gjilpërën, që është ajo që shërben më shumë, e kanë në duar femrat.

Sikurse thotë edhe shprehja e njohur “Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua”.

Por duke parë këtë foto të Majlinda Bregut, feministet mund të mos ishin dakord që të trajtohen si të qenie që qëndrojnë pas dikujt, sepse mesazhi i fotos sipas të gjitha gjasave i vë në plan të parë gratë.

bregu


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143