Deputetet e Partisë Demokratike Kastriot Islami dhe Bedri Hoxha janë kapur sot nga objektivi i LSA teksa dëfreheshion gjatë orarit të punës në Kuvend.
Si duket fjalët që thuhen në foltore janë thjesht “llogje Kavaje” për dy politikanët, kështu që ata i kanë nxjerrë vetës një punë më të mirë për të bërë.
Bedri Hoxha ka hapur iPadin e tij dhe po lexon një lajm me përmbajtje pornografike.
Islami i është afruar tepër kureshtar dhe ka zgurdulluar sytë nga ajo që po sheh.
Në të flitetet për modelin tropojan Afrim (Alessio) Aliaj, i cili ka bërë bujë në kronikat rozë dhe erotike ditët e fundit pasi pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me një kolege shqiptare.
Dy deputetet kanë qenë tepër të shqetësuar për të mësuar më tepër lidhur me fatin e koleges së tyre të mundshme…