Një nga pyetjet që gazetari Fevziu i ka drejtuar kryeministtrit Rama është ajo edhe për censurën në Asamblenë e Partisë Socialiste, dhe sidomos në Elbasan, ku deputetit Ben Blushi iu ndërpre fjala dhe nuk u la të flasë, ndërkohë që në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, nervozizmi i kryetarit Rama bëri edhe të fluturojë një gotë me ujë. Çfarë tha Rama për këtë episod, të cilin sërish e cilësoi si të pavërtetë?
Kryeministri Rama e ka cilësuar protestën të liqeni dhe shoqërinë civile si një shoqëri të vdekur, të cilës ka kërkuar ti vendosë një kurorë me lule në varrin e saj. Këtë deklaratë Rama e ka dhënë në Opinion ndërsa është pyetur për protestën te liqeni.
A do të pranojë apo jo Edi Rama të mbahen zgjedhje për kryetar të Partisë Socialiste në Kongresin e datës 19 mars? Kësaj pyetje në Opinion, Rama i është përgjigjur se këtë do ta vendosë Kongresi nëse do të ketë zgjedhje apo jo, sepse ai nuk mund ti nënshtrohet minorancës në Partisë Socialiste. Ndiqni videon se çfarë thotë Rama për zgjedhjet për kryetar në Partinë Socialiste…