Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Blushi: Rama tek Fevziu ishte në ankthin e garës

$
0
0

blushiBen Blushi është i ftuar sonte tek Arian Çani në “Zonë e Lirë” në “TV Klan”. Pyetja e parë e Çanit shkon për Ramën, i cili ishte i ftuar mbrëmë në “Opinion”, “Tv Klan”.

Çani: Rama dridhte këmbën gjatë gjithë kohës mbrëmë tek Fevzo, çfarë tregon?

Blushi: Tregon se ishte në ankth. Ishte në ankthin para garës. Kam përshtypjen se kjo ishte pjesa e vetme që do i mbahet mend nga ajo intervistë. Shpresoj të mos jetë ngjitëse, se do të dalin të gjithë. Do të kthehet ngjitëse në Parlament, të gjitha ata që flasin kundër meje do ta bëjnë këmbën ashtu. Kam frikë mos kthehet në detyrë partie.

Çani e pyeti kush mund ta bënte këtë? Për Taulant Ballën, Blushi u shpreh i sigurt që e bën.

Një koment të tillë dha edhe për Erjon Braçen. Ndërsa për Gramoz Ruçin tha: Nuk e besoj, Gramozi është burrë i qetë”. Majko? Nuk e di a do t’i shkonte.”

Duke iu referuar garës në PS për kreun e partisë, para Kongresit dhe ngjarjeve që kanë shënjuar politikën shqiptare të dy viteve të fundit, Ben Blushi u shpreh se: “Është fati im të kem përballë gjithmonë një kandidat të vdekur. Edhe ngjarjet në Elbasan mund t’i ketë shtyrë libri im ‘Kandiati’”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143