Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Plas humori: “Po bëjmë shtet” kundër shitjes së qepëve dhe prasit

$
0
0

FOTO 1_3Një furi reagimesh në rrjetet sociale shoqëruan publikimin e fotos së gruas së moshuar, që u gjobit sot nga policia bashkiake në Tiranë.

Reagimi i Erjon Veliajt që njoftoi se do ta paguante vetë gjobën nxiti akoma më shumë përçmimin për alibinë se “Po bëjmë shtet”.

Vështrimi i gruas dhe qëndrimi i saj me duart e lidhura në mes, gati si e prangosur ka qenë një mesazh i fuqishëm.

“Po bëjmë shtet” tashmë duket një sllogan i drejtuar kundër të varfërve, atyre që kryeministri i sheh si “mish për topat” që drejtohen kundër qeverisë.

Përveç irritimit, nuk ka munguar as tallja me kryeministrin Edi Rama.

Ja ku është Edi Rama i veshur me një bluzë të bardhë ku është postuar gruaja e moshuar që gjobitet.

Ndërsa në këtë foto, në sfond të gruas që gjobitet është hoteli i familjes Kokëdhima.

Gjoba e Bashkisë ka sjellë në kujtesë se ky nuk është rasti i parë. “Po bëjmë shtet” duket se ka një mani për të gjobitur dhe sekuestruar të tjerë shitës së prasit dhe qepëve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143