Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Xhevrije Micit apo Zyle Lamit, kujt ia pagoi gjobën Veliaj?

$
0
0

gjobaMediat raportuan dje se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ia kishte paguar vetë gjobën zonjës së moshuar që u kap duke shitur presh në rrugë dhe për ta dëshmuar këtë, u paraqit fleta e gjobës së paguar ku dukeshin emri i Velisë si pagues dhe ai i Xhevrije Micit si përfituese e pagesës.

Mirëpo sot del se gruaja që u gjobit në fakt ishte Zyle Lami, të cilën e vizitoi në shtëpinë e saj Ervin Salianji, emër që u konfirmua edhe nga vetë Veliaj, i cili paraqiti një foto ku zonja Zyle duket teksa e puth.

Nuk dihet ende me saktësi nëse gjoba e paguar nga Veliaj ka qenë për ndonjë tjetër zonjë të gjobitur, apo është servirur gabimisht emri i një personi tjetër në vend të atij të Zyle Lamajt.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143