Edi Rama deri pak kohë më parë qarkullonte me një Mercedes S Class, i cili ishte prodhim i vitit 2012-2013, por si duket kësaj veture i kishte dalë moada, duke qenë se Rama e përdorte ate që pak përpara se “Rilindja” të ndodhte, e tani që kjo e fundit është në proces e sipër, duket se ka përfshirë edhe vetë veturën luksose të kryeministrit.
Në fakt, ky i fundit është shafqur sot me një Mercedes të ri S-Class prodhim i vitit 2015 apo 2016.
Vlera e kësaj veture, për cilindratat që ëhstë edhe ajoq ë mendohet se përdor Rama S500 nis nga 115 mijë euro modeli më i thjeshtë.
Mirëpo thashethemet thonë se Rama e ka të blinduar Mercedecin, çka minimalisht do të kishte një vlerë dyfish.
Sakaq, Rama iu përvesh sot të papunëve, duke i akzuar ata në limitet e absurdit, për faktin që nuk gjejnë punë dhe ankohen, pasi sipas kryeministit e kanë fajin vetë që janë të pakualifikuar.
Presidenti Obama në SHBA e shtriu sistemin e shëndetësisëm, rëformë që mori emrin e tij “Obamacare” edhe për të pamundurit, si dhe hapi 4 milionë vende pune për të papunët.
Ndërsa kryeminisyri i “majtë” shqiptar i sulmon dhe denigrin shtresat e margjinalizuara, për të cilat e majta piëkrisht duhet të kujdeset.
Ja çfarë tha Rama konkretisht:
Kemi çliruar njerëzit që duan të protestojnë për gjithëfarë arsyesh apo mosarsyesh. Që arsyeja legjitime për të ndaluar ardhjen e armëve kimike, deri tek mosarsyeja e shëmtuar për të ndaluar lodrat e fëmijëve në park. Përpara pak ditësh përpara kryeministrisë, gjahtarët protestuan kundër ndalimit të gjuetisë. Vura re se kishte edhe disa zagarë në protestë. Prania e tyre ishte simbolikisht një gjetje e bukur nga ana e protestuesve, po mua më rikujtoi aksiomën e famshme: Kur qeveris e djathta, njerëzit thonë jemi mirë, se ka edhe më keq. Kur qeveris e majta, njerëzit thonë jemi keq, se ka edhe më mirë. Në kohën e qeverisë së vjetër, njerëzia arritën të thonë punë s’ka po jemi mirë, se edhe mund të ishim vrarë në protestë. Ndërsa në këtë kohën tonë, edhe zagarët e gjahut i kërkojnë qeverisë hesap pse janë të papunë!
Përtej shakasë, kjo e punësimit është një fushë ku sado progres të bëjmë, asnjëherë s’do të jetë mjaftueshëm. Po ama kujtdo të më thotë, se në këta dy vjet e gjysëm, është rritur papunësia dhe janë ulur mundësitë për punësim, i them pa asnjë ndrojtje:
Ti s’do apo s’di të bësh asnjë punë tjetër, përveçse të shash qeverinë apo të ankohesh për qeverinë!
Nëse s’do, është zgjedhja jote, vazhdo shaj, në parlament, në gazetë, në rrugë, në kafene, në facebook e ku të duash tjetër! Qeveria as të punëson dot, as të ndalon ta shash mbarë e prapë.
Por nëse s’di, atëherë mos u anko për qeverinë, po merru me psenë.
Këtu nuk flas për rastin gjerësisht të përhapur, të të papunëve që duan të punësohen vetëm në shtet. Mundësisht në doganë, tatime ose në ndonjë inspektoriat shtetëror, ku punohet me gjoba.
Këtu flas për të tjerë, që duan të punojnë po s’dinë asnjë zanat.
A e dini që në Shqipëri ka 26 mijë e disa qindra vende të lira pune, vetëm në zyrat e punës që ne kemi hapur në një sërë qytetesh të vendit? A e dini se në Korçë, për shembull, ka 5000 punëkërkues të regjistruar dhe vende të lira pune të ofruara nga sipërmarrja private në zyrën e punës së Korçës, janë 5600? A e dini se në autostradën Tiranë – Durrës, s’ka një kompani të vetme që nuk kërkon punonjës të rinj?
Sqaroj se nuk po flas për vende pune që paguhen pak, si për shembull në industrinë fason. Për të cilën flasin me përbuzje tridhjetëvjeçarë që preferojnë të konsumojnë kafe, cigare dhe kohë në celular për rrjetet sociale, me paratë e prindërve. Kjo industri mban me punë të ndershme dhjetëra mijëra familje në Shqipëri, ka rritur ndjeshëm eksportet në këta dy vjet e gjysëm dhe po hyn në fazën e re të ciklit të mbyllur të prodhimit Made in Albania. Një fazë e re ku do të ketë paga të konsiderueshme për një sërë profilesh të specializuara. Kjo fazë e avancuar, po shndërrohet hap pas hapi në realitet, edhe falë stimulimit të qenësishëm, që ne i kemi dhënë kësaj industrie me paketën e posaçme të mbështetjes për lehtësirat fiskale, lehtësirat administrative, rritjen e punësimit, si dhe mbrojtjen nga goditja financiare e koncesionit absurd të skanimit.
Vendet e punës për të cilat e kam fjalën, kërkojnë punonjës të kualifikuar, njerëz me zanate të llojeve të ndryshme që fatkeqësisht mungojnë në Shqipëri. Për shembull, vetëm një kompani materialesh për ndriçim publik apo industrial në autostradën Tiranë – Durrës, kërkon 50 punonjës të kualifikuar; tornitorë, elektriçistë, axhustatorë, frezatorë, montues panelesh e me radhë, të cilët nuk i gjen dot.
S’kanë si i gjejnë! Sepse nuk u kujtua askush, në gjithë këto vite tranzicion, të bënte reformën reale në arsim dhe të ndërtonte në rrugën e të rinjve edhe korsinë e arsimit profesional, përveç asaj të universiteteve pa kriter e karar.