Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PS voton për referendum pa pyetje për Ramën! Xhafaj del kundër

$
0
0

BlushiËshtë kthyer thuajse në një teatër komedie Kongresi maratonë i Partisë Socialiste.

Mund të përmblidhet me pak pasazhe.

Ben Blushi kërkoi votimin sipas statutit të vjetër për kryetarin, ku ai të garonte me Edi Ramën.

Më pas Kongresi miratoi statutin e ri.

Edi Rama, pas miratimit të statutit të ri, kërkoi një referenum për të.

Gramoz Ruçi si kryetar i Asamblesë Kombëtare të PS e përkrahu këtë ide.

Por një gjë të tillë e kundërshtoi Fatmir Xhafaj, i cili tha se statuti i ri i miratuar nuk e parashikon referendumin për kryetarin.

Xhafaj votoi kundër kësaj nisme.

Sidoqoftë shumica e Asamblesë votoi pro kërkesës për referendum dhe tani është në proces votimi data 9 prill e propozuar nga Gramoz Ruçi për referendumin, edhe pse në votim nuk është e qartë se cila është pyetja e referendumit.

Këtë e theksoi edhe Ben Blushii, i cili e quajti absurde që votohet parimisht për një referendum pa pyetje.

Vetë Rama i pyetur se cila është pyetja e referendumit, tha: “Nese duhet te kete apo jo zgjedhje per kryetarin e Partise”.

“Është referendumi i parë në botë që bëhet pa një pyetje. Edi Rama vendosi të garojë përballë vetes dhe e konsideroi veten çështje. I pari njeri në botë që u kthye në pikëpyetje sonte”, u shpreh Blushi pas vendimit të Kongresit për referendum më 9 Prill. Është një mënyrë amatore, por e qëllimtë për ta kthyer partinë në një trup amorfe, ua them që referendumet nuk mund të zëvendësojnë zgjedhjet. Ky referendum nuk mund t’i japi fuqi një njeriu” – Tha Blushi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143