Edi Rama arriti përkohësisht një fitore ndaj rivalit të tij kryesor në PS Ben Blushit.
Rama e rrezoi kërkesën e Blushti për të garuar me të për postin e kryetarit.
Kryeministri gjithashtu e bëri Kongresin që të miratojë një statut të ri.
Së fundmi u pranua edhe kërkesa e tij që të ketë një referendum më 9 prill, lidhur me faktin nëse duhet të ketë apo jo një votim për kryetarin e partisë.
Megjithatë, gëzimi i Ramës pas Kongresit, ka qenë i atillë, sa nuk ishte parë as pas fitores së qerioshir 2013 në zgjedhjet parlamentare.
Ai duket të shpërthejë pas krahëve të Ben Blushit, teksa përqafon me shumë lumturi aktorin Bruno Shllaku, që vetëm disa ditë më parë iu bashkua publikisht PS-së në Shkodër.
Gjithashtu ra në sy dhe një përqafim shumë i ngrohtë mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.
Nuk munguan selfiet e rastit.