Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“E majta e Haviarit”, kryebashkiakja socialiste me pasuri marramendëse

$
0
0

majlindaMajlinda Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit dhe ish-deputete e Partisë Socialiste rezulton që të ketë një pasuri marramendëse.

Portali Newsbomb, duke iu referuar deklarimit të saj të pasurisë, bën të ditur se Bufi ka deklaruar 126 942 943 lekë vetëm si pasuri cash dhe prona të paluajtshme, ndërkohë  që ka deklaruar edhe 782 620 euro në pasuri të tjera të luajtshme.

Ajo thotë se e ka vënë këtë pasuri në emigracion, pa e bërë të ditur se si dhe pronat më të mëdha i ka në Roskovec, pra në qytetin që drejton.

Newsbomb shpreh habinë që Bufi deklaron se ka 20 000 000 lekë cash në shtëpi.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar duke shprehur habinë e tij të madhe edhe gazetari Klodian Tomorri.

Ja çfarë shkruan ai:

Njihuni me La Gauche Caviar

Ne Angli i thone Champagne Socialists

Ne SHBA i quajne limo-liberals

Togfjaleshat jane te ndryshem. Fenomeni eshte i njejte.

Eshte e majta e pasur. Ky eshte fenomeni qe nxjerr si kristal hipokrizine e se majtes.

Nuk eshte fenomen shqiptar. Eshte i perbotshem. Eshte ne France, Britani, SHBA dhe kudo tjeter. Keta qe bejne sikur perfaqesojne dhe u dhimbsen te varfrit jane milionere ne euro.

Ne Shqiperi ndoshta eshte me i theksuar se kudo. (Nder 10 njerezit me te pasur te Shqiperise, 3 jane pa frike perfaqesues te se majtes ne parlament.)

Kjo pra eshte e majta e haviarit. Keta jane socialistet e shampanjes apo liberalet me limuzine.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143